(VIDEO) U kap duke e ndotur ambientin, dënohet me 20 mijë euro për hedhjen e mbeturinave
Inspektorati komunal i komunës së Aerodromit ka shqiptuar një gjobë prej 20 mijë eurosh ndaj një shoferi të kamionit, i cili është kapur në flagrancë, përderisa ishte duke hedhur në mënyrë të paligjshme mbeturina nga materiali ndërtimor, që është në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave.
KOMUNA E AERODROMIT
“Për shkeljen e kryer është shqiptuar gjobë prej 20.000 eurosh në kundërvlerë me denarë! Komuna e Aerodromit vazhdon me kontrolle të shtuara inspektuese dhe nuk do të lejojë shkatërrimin e mjedisit jetësor, ndotjen dhe krijimin e deponive ilegale në territorin e komunës”.
Ngjarje ka ndodhur në lokacionin e njohur si “Kupishta” në lagjen Lisiçe e Poshtme, ndërsa e gjitha situata është filmuar.
“Kjo është për këtu? Lajmëroi policinë dhe inspektorët! A nuk është marre kjo çfarë po bën? Lajmëroi policinë dhe inspektorët! Fike kamionin!
Në një moment shoferi tentoi të ja jap celularin e tij për të biseduar filmuesi me ta, por ky i fundit nuk pranoi.
“Nuk kam me kë të bisedojë”
Ndërkaq, nga komuna e Aerodromit bëjnë apel të gjithë qytetarëve dhe kompanive që të veprojnë me përgjegjësi ndaj mbeturinave dhe t’i respektojnë dispozitat ligjore. Për çdo sjellje, nga të papërgjegjshme, nga atje theksojnë se do të pasojnë sanksione.
Samir Mustafa /SHENJA/