(VIDEO) Ligji për Përfaqësim të Drejtë, Mexhiti: I kemi numrat për ta miratuar ligjin me badenter
Shumica parlamentare do të ketë numrat e nevojshëm në votimin me Badinter për të kaluar dhe miratuar ligjin për përfaqësim të drejtë në Kuvend. Izet Mexhiti, një nga liderët e koalicionit VLEN thotë se me këtë ligj, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nga marrëveshjet gojore kalon në ligj dhe zgjidh përgjithmonë këtë problematikë.
Sipas Mexhitit, ky ligj është në interes edhe deputetëve që përfaqësojnë në Kuvend etnitë jo shumicë.
IZET MEXHITI – VLEN
“Badinteri, mendoj se të gjithë deputetët jo maqedonas të cilët e përbëjnë badinterin janë të interesuar që kjo çështje që nuk ka qenë e zgjidhur asnjëherë me formë ligjore, por ka qenë në formë gojore dhe në formë të partneritetit në Qeveri është mundësia e parë që kjo të zgjidhet në mënyrë ligjore, të ketë ligj të posaçëm dhe nuk kam dilema që asnjë deputet jo-maqedonas nuk e shfrytëzon këtë mundësi për ta shfrytëzuar ligjin që është konform interesave të popujve të bashkësive, jo-maqedonase në parlament”.
Ligjin para deputetëve do ta prezantojë dhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali.
BEKIM SALI, ZV/KRYEMINISTËR
“E keni fjalën, i besuar i Qeverisë në parlament? Unë jam i besuar që do ta mbroj ligjin para deptetëve”
Pavarësisht paralajmërimeve për mbështetje të zgjëruar, ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk e mbështesin për më tepër edhe e kundërshtojnë opozitarët shqiptarë. Nga BDI thonë se ligji nuk ka të bëjë me përfaqësimin e drejtë.
Mevludin Imeri /SHENJA/