(VIDEO) LSDM dhe VMRO me akuza të ndërsjella për pagën minimale
Kërkesa e Sindikatës për rritje të pagës minimale në 600 euro ka përplasur partitë të bllokut maqedonas. Nga partia opozitare, LSDM, kanë dërguar një sërë akuzash për kryeminsitrin, Hristijan Mickoski. Zëdhënësja e kësaj partie, Bogdanka Kuzeska, tha se derisa qytetarët mezi ia dalin, kryeministri po bënë luks me aeroplan qeveritar mbi kurriz të qyetetarëve.
BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË
“Le të zbresë Mickoski, le t’i shikojë punëtorët që mezi ushqejnë familjet e tyre dhe t’u përgjigjet: ‘Sa u kushton qytetarëve ky luks i Kryeministrit me aeroplanin qeveritar?’ A është kjo arsyeja pse po paralajmërohet blerja e një aeroplani të ri qeveritar – por edhe për më shumë udhëtime private me para publike?”.
Ndërkaq, nga ana tjetër, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, thotë se bllokada e sotme nuk do të pengojë Qeverinë që të vazhdojë me rritjen e pagave në vend. Ai theksoi se rritja e pagave duhet të bëhet përmes dialogut institucional.
BOJAN STOJANOVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË
“Pagat duhet të rriten përmes dialogut institucional në Këshillin Ekonomik-Social, ndërmjet punëdhënësve dhe sindikatave, me Qeverinë si ndërmjetësuese, dhe se zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme për punëtorët, biznesin, buxhetin dhe ekonominë”.
Stojanoski kritikoi udhëheqësin aktual të LSM-së, duke thënë se ai përpiqet të ndërtojë karrierë politike përmes konfrontimit, dhe shtoi se nuk ka arritur asnjë marrëveshje konkrete për rritje pagash përmes negociatave.
Samir Mustafa /SHENJA/