Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) LSDM kërkon ekstradimin e Gruevskit
Maqedoni

(VIDEO) LSDM kërkon ekstradimin e Gruevskit

April 17, 2026

AA

Ka vazhduar përplasja mes Kryeministrit Hristijan Mickoski dhe partisë opozitare maqedonase LSDM, në lidhje me ish-kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski në Hungari. Këtë herë, debati nuk ka qenë i mbushur me nënkuptime dhe me ndenja, por më i drejtpërdrejtë dhe i hapur.

LSDM nuk heq dorë nga kërkesa tyre, të cilët tash e disa ditë kërkojnë nga qeveria që të kërkojnë ekstradimin e Nikolla Gruevskit. A i ka përgatitur qeveria e Mickoskit dokumentet? A është paraqitur një kërkesë për ekstradimin e Gruevskit?, janë disa pyetje retorike nga partia e Venko Filipçes, të cilët i’a drejtojnë qeverisë, duke kërkuar sqarime më të detajuara nga qeveria për procedurën e ekstradimit të Nikolla Gruevski.

LSDM

“Në vend të veprimeve të menjëhershme, po dëshmojmë zvarritje të rrezikshme. Padyshim, Mickoski po e ngadalëson me vetëdije procedurën, për të shmangur përgjegjësinë politike dhe turpin, duke lënë hapësirë për një arratisje të re”.

LSDM thekson se Ministria e Drejtësisë, Qeveria, institucionet duhet të ndalojnë së llogarituri dhe të veprojnë menjëherë, për të kërkuar ekstradimin e Nikola Gruevskit në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, kryeministri Mickoski thotë se institucionet e shtetit janë të gatshme që nesër të dërgojnë kërkesë për ekstradimin Gruevskit, por sipas tij, në këtë pikë përgjigjja do të ishte negative, pasi paraprakisht, ai tha se nevojitet shfuqizimi i azilit nga Hungaria.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Në rastin tonë ish kryeministri ka azil, që të dërgohet kërkesa për ekstradim, duhet të plotësohet procedura, të hiqet azili. Nëse tani dërgojmë, do të marrim përgjigje negative, mundemi edhe nesër ta dërgojmë, nuk ka problem, por le t’i shohim pak punët në mënyrë më thelbësore, e ndërsa opozita le të kërkojë që Vasko Kovaçevski të kthehet”.

Kujtojmë se ky debat mes oponentëve politik u hap, pas fitores në zgjedhjet parlamentare në Hungari të Peter Magjar, i cili në fjalimin e tij të parë, paralajmëroi deportimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

Samir Mustafa /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

November 12, 2026
Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe

November 12, 2026
Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim

November 12, 2026
Kosovë

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit,

November 12, 2026
Kosovë

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5154
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15464
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë. Premtimi për transport falas po bëhet

Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të

Çdo vit, rreth 6.600 qytetarë diagnostikohen me diabet. Shqetësues mbetet numri i personave të padiagnostikuar. Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë,

Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai

Një vajzë 16-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar prindërit e saj për dhunë në familje. Sipas denoncimit, babai e kishte sulmuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.