Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Propozim Ligji për Arsim të Lartë, Mickoski: Ata që janë kundër u frikësohen kritereve të reja
Maqedoni

(VIDEO) Propozim Ligji për Arsim të Lartë, Mickoski: Ata që janë kundër u frikësohen kritereve të reja

April 17, 2026

AA

“Duan të punojnë një ditë në javë dhe duan pagë 120-150 mijë denarë, por nuk duan të shkruajnë as një punim në vit, që është detyrë e tyre”. Kështu ju përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski kritikëve të ligjit për Arsim të Lartë, që një ditë më parë u prezantua në Qeveri. Ai thotë se kjo i bie sikur ai si kryetar i Qeverisë, të vij në punë gjysmë dite në javë dhe të kërkoj dhjetë herë më shumë të ardhura dhe të mos mbaj përgjegjësi për asgjë në shtet. Sipas tij, të gjithë ata që janë kundër ligjit për arsimin e lartë, në fakt kanë frikë nga kriteret e reja për zgjedhje në tituj.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“E patë edhe ju vetë përmes mediave se si ishin të pranishëm rektorët e universiteteve shtetërore. Dhe të gjithë, dhanë mbështetje për ligjin. Kjo është e para. Së dyti, të gjithë ata spekulantë politikë që publikisht thoshin se janë kundër ligjit, gjoja se në atë mënyrë cenohej autonomia, improvizojnë dhe manipulojnë. Pse? Sepse dje i panë rektorët e universiteteve shtetërore duke e mbështetur. Në thelb, ata kanë frikë nga kriteret e reja për zgjedhje në tituj”.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit Vesna Janevska, paralajëmroi reforma edhe në arsimin fillore. Ajo paralajmëron zhvillim të mësimit me një ndërrim.

Vesna Janevska, ministre e Arsimit

“Vendosja për mësim me një ndërrim në shkollë, është një angazhim i fuqishëm i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sepse përfitimet janë të shumta – fëmijët janë më të përqendruar kur mësimi zhvillohet në mëngjes. Ata qëndrojnë në shkollë më gjatë, gjë që është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh se nxënësit tanë kanë 900 orë më pak krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre evropianë deri në moshën 15 vjeç”

Ministrja theksoi se kjo mundëson socializim më të madh dhe zvogëlon kostot e funksionimit të shkollës.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i filloristëve në shkollat fillore është në ulje. Për këtë ministrja tha se paralelisht, ka kthim të shtetasve tanë në vend, që sipas saj është si pasoj e politikave të kësaj Qeverie.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

November 12, 2026
Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta dhe

November 12, 2026
Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai dhe keqtrajtim

November 12, 2026
Kosovë

Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit,

November 12, 2026
Kosovë

Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5154
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15464
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Albi Qamili: Transport falas për studentët në Tetovë!

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë. Premtimi për transport falas po bëhet

Maqedoni

Diabeti në rritje, mjekët apelojnë për kontrolle të

Çdo vit, rreth 6.600 qytetarë diagnostikohen me diabet. Shqetësues mbetet numri i personave të padiagnostikuar. Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë,

Maqedoni

Shkup, 16-vjeçarja denoncon prindërit: Dhunë fizike nga babai

Një vajzë 16-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar prindërit e saj për dhunë në familje. Sipas denoncimit, babai e kishte sulmuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.