Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) LSDM: Kompania e afërt me VMRO-në fitoi 93 tenderë, vlera 18,3 milionë euro
Maqedoni

(VIDEO) LSDM: Kompania e afërt me VMRO-në fitoi 93 tenderë, vlera 18,3 milionë euro

May 16, 2026

AA

Ekipi i Antikorrupsionit i formuar në LSDM, sot në një konferencë për media kanë publikuar një “bombë” të re, për një skandal të ri milionësh me furnizime publike, duke pretenduar se pushteti i udhëhequr nga VMRO-DPMNE vazhdimisht po ua ndan tenderët kompanive të tyre “të preferuara”.

Sipas anëtarit të Bordit Ekzekutiv të partisë, Jon Frçkoski, bëhet fjalë për kompaninë “MASTEF DOOEL”, e cila, siç pretendojnë nga opozita, deri më tani ka fituar gjithsej 93 tenderë me vlerë totale mbi 18,3 milionë euro.

JON FRÇKOSKI, LSDM

“Skema është e njohur mirë dhe e zhvilluar në detaje. Ky është një sistem korruptiv ku të njëjtat kompani fitojnë gjithçka. Në nivel lokal. Në nivel qendror. Në institucione dhe komuna, të gjitha të drejtuara nga kuadro të VMRO-DPMNE-së”.

Nga LSDM-ja theksojnë se shumat më të mëdha për këtë kompani janë realizuar në Shkup, duke potencuar se e njëjta firmë ka fituar edhe tenderin e fundit lidhur me Lunaparkun. Në këtë kontekst, Frçkoski kritikoi autoritetet e qytetit, duke akuzuar se ndërkohë që mbeturinat në Shkup mbeten të papastruara, “në masë po pastrohen paratë e qytetarëve”.

Në fjalimin e tij, përfaqësuesi i LSDM-së akuzoi Qeverinë se, ndërsa pretendon se nuk ka para për paga më të larta, pensione dhe masa antikrizë, ndan miliona për kompani të afërta me pushtetin. Sipas vlerësimeve të partisë opozitare, mungesa e reformave dhe stagnimi në rrugën drejt BE-së janë të qëllimshme.

JON FRÇKOSKI, LSDM

“Sa më larg Evropës të jemi, aq më shumë hapësirë ka për kurdisje tenderësh, për pasurim të kompanive të afërta dhe për grabitje të organizuar të shtetit”.

Pas publikimit të dokumenteve, LSDM i bëri thirrje të drejtpërdrejtë Prokurorisë Publike që të veprojë mbi këto pretendime.

Samir Mustafa /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje

November 26, 2026
Kosovë

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5261
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15659
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.