VIDEO / Mjafton Erling Haland, Man. Siti ndalet pas Liverpullit
Mançester Siti merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Brentfordit, në ndeshjen e prapambetur nga java e 18-të e Premier Ligës në Angli. “Qytetarët” siguruan 3 pikët në fitoren 1-0 ndaj Brentfordit, me rastet që në pjesën e parë ishin të shumta, megjithatë fraksioni hapës u mbyll me porta të paprekura.
U desh minutë e 71’ me Haalandin që pas asistit të Alvarezit, të kalojë lehtësisht mbrojtjen e miqve dhe gjeti rrugën drejt rrjetës me një super goditje.
Pas kësaj fitoreje, Man. Siti renditet në vend të dytë me 56 pikë, një më pak se Liverpulli që mban kreun e Premier Ligës. Teksa Brentford nga ana tjetër renditet momentalisht në vend të 14-të me 25 pikë të grumbulluara.