Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Nesër protestojnë sindikatat, kërkojnë rritjen e pagës minimale
Maqedoni

(VIDEO) Nesër protestojnë sindikatat, kërkojnë rritjen e pagës minimale

January 27, 2026

AA

Rrugët e Shkupit nesër pritet të pushtohen nga sindikalistët dhe puntorët, të cilët do të kërkojnë rritje të pagës minimale në 600 euro. Protesta do të fillojë nga ora 17:00, e cila do të nisë nga objekti i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe do të përfundojë tek Qeveria. Protestës pritet t’i bashkohen edhe sindikatat nga arsimi, kultura, mediat, industria, tregtia, policia dhe sektorë të tjerë.

Kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, tha se protesta është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pagave të ulëta dhe gjendjes së rëndë ekonomike të punëtorëve.

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LSM-SË

“28 janari është dita kur flasin punëtorët. Kjo protestë nuk është çështje rehatie apo kohe, por çështje ekzistence. Paga nuk mjafton nga muaji në muaj dhe, nëse nuk luftojmë vetë për të, askush tjetër nuk do ta bëjë këtë”.

Nga LSM kërkojnë përcaktimin e një page minimale prej 600 euro për çdo punëtor, si dhe rritje lineare shtesë prej 100 euro për të gjitha pagat e tjera.

Ndërkaq, në lidhje me këtë, kryeministri Hristijan Mickoski, thotë se paga minimale, sipas ligjit, do të rritet në mars, pra me pagën që punëtorët do të marrin në prill. Megjithatë, ai tha se secili ka të drejtë të protestojë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Ne thamë se do të mbështesim çdo zgjidhje që do të arrihet në atë dialog dypalësh midis sindikatave dhe punëdhënësve”.

Mbështetje për protestën ka paralajmëruar edhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatikë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të SPGM-së, ku u bë thirrje anëtarësisë për mbështetje të plotë të kërkesave për rritjen e pagës minimale, por edhe të të gjitha pagave të tjera. Ata thonë se arsyet për këtë vendim janë të qarta, veçanërisht në industrinë e mediave, e cila vitet e fundit ka pësuar rënie të vazhdueshme të të ardhurave të punonjësve të angazhuar në media, si dhe të kushteve të punës.

Samir Mustafa /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” –

November 28, 2026

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo

November 27, 2026

Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në

November 27, 2026
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5265
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.