(VIDEO) Prokuroria arsyeton arrestin shtëpiak për Artan Grubin
Reagimet e opinionit për zëvendësimin e paraburgimit me paraburgim shtëpiak për ish zëvendës kryeministrin Artan Grubin, kanë arritur edhe te prokuroria. Përmes një komunikate për mediat, Prokuroria arsyetohet për këtë vendim duke thënë se masa e arrestit shtëpiak, posaçërisht kur ka mbikqyrje 24 orëshe, është gjithashtu paraburgim, por vetëm nuk bëhet në kushte burgu. Ndërsa vendimin e kanë marrë bazuar në informacionet e MPB-së dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, sipas të cilave në burg nuk mund të garantohej siguria e Grubit.
Prokuroria Themelore Publike
“Sipas vlerësimit të autoriteteve kompetente – Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, ka informacione serioze se siguria personale e këtij të dyshuari nuk mund të garantohet në njësinë e paraburgimit. Detajet në lidhje me kërcënime të tilla iu prezantuan gjyqtarit në procedurën paraprake”.
Por, për Prokurinë me rëndësi të madhe është që e kanë siguruar këtë të dyshuar dhe thonë se do të vazhdoj përndjekja penale për të.
Prokuroria Themelore Publike
“Për të është kryer hetim financiar dhe shumica e provave të nevojshme janë siguruar, të cilat mbrojtja tashmë po i shqyrton. Prokurorët publikë kompetentë në këtë rast po veprojnë me përgjegjësi dhe në përputhje me kompetencat e tyre ligjore”.
Komunikata e tyre përmbyllet me apelin që opinioni të përmbahet nga komentet në lidhje me vendimet e sjellura deri tani të cilat sipas tyre janë legjitime, në mënyrë që siç thonë, të mundësohet procedurë e drejtë dhe efikase.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA