Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) VMRO dorëzoi një pako ligjesh për uljen e pagave të funksionarëve
Maqedoni

(VIDEO) VMRO dorëzoi një pako ligjesh për uljen e pagave të funksionarëve

February 24, 2026

AA

Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së ka dorëzuar sot në Kuvend një pako propozim-ndryshimesh për gjashtë ligje, me të cilat synohet ulja e pagave të funksionarëve. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, tha se pagat e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar do të ulen për 10 deri në 13 mijë denarë, ndërsa për disa pozita edhe më shumë, me qëllim të shpërndarjes më të drejtë të mjeteve të buxhetit dhe përshtatjes me kushtet ekonomike në vend.

Bojan Stojanoski, deputet i VMRO – DPMNE-së

“Për deputetët dhe zyrtarët në pushtetin ekzekutiv, po ulim koeficientët, gjë që zvogëlon drejtpërdrejt barrën buxhetore. Për gjyqtarët dhe prokurorët publik, parashikojmë harmonizimin e koeficientëve në mënyrë që pagat e tyre të korrespondojnë me mundësitë reale ekonomike të shtetit. Për kryetarët e komunave, propozojmë një shkallë të re koeficientësh në varësi të numrit të banorëve në komunë”.

Pakoja e ligjeve përfshin Ligjin për deputetët, Ligjin për Pagat dhe kompenzimet e tjera të personave të zjedhur dhe të emëruar, Ligjin për Pagat e Prokurorëve Publikë, Ligjin për Pagat e Anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ligjin për Pagat e Gjyqtarëve dhe Ligjin për Pagat e Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Stojanoski informoi se fondet e kursyera do të ridestinohen për shëndetësinë, arsimin dhe sektorin social, ndërsa ulja do të zbatohet tashmë me pagesën e pagës për muajin shkurt. Ai po ashtu njoftoi se nesër do të mbahet një seancë plenare, në të cilën do të votohet për nevojën e miratimit të ligjeve. Ai sqaroi se, sipas afatit të dhënë nga Rregullorja për gjashtë orë, do të caktohen ligjet menjëherë, dhe më pas do të kthehen në seancën plenare dhe nesër do të votohen.

Teuta Buçi /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Një person gjendet pa shenja jete në motelin “Flamingo” në

November 28, 2026
Kosovë

Në 29-vjetorin e daljes publike të UÇK-së, Shqipja bashkë me

November 28, 2026
Kosovë

E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje

November 28, 2026
Kosovë

Kurti nga Prekazi: 28 Nëntori bashkon Krujën, Vlorën dhe Drenicën

November 28, 2026
Maqedoni

Blerant Ramadani me urim për 28 Nëntorin: Qoftë e përjetshme

November 28, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5271
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15661
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.