(VIDEO) Propozim-ligji i arsimit të lartë, Snopçe: Synohet që universiteti të bëhet zgjatim i pushtetit ekzekutiv
Propozim-ligji i Arsimit të Lartë po vazhdon të ngjallë reagime në publik. Shumica e opinioneve janë kundërshtuese, ndërsa jepen edhe argumente për këtë qasje. Një zë kundërshtues është edhe deputeti Halil Spoçe, i cili nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se Ministrja e Arsimit është në kontradiktë me vetveten kur thotë se ligji nuk do të tërhiqet. “Ajo thotë se i merr parasysh vërejtjet, ndërsa nga ana tjetër insiston në ligjin e propozuar. Kjo qasje është antidemokratike dhe një formë sjelljeje që nënkupton se ajo dhe qeveria dinë gjithçka, ndërsa të tjerët, profesorët, akademikët dhe universitetet, nuk dinë”, deklaroi Spopçe.
HALIL SNOPÇE, DEPUTET
“Ky ligj synon që universiteti të jetë një zgjatim i pushtetit ekzekutiv. Neni 63 parasheh mundësinë e mbylljes së institucionit të arsimit të lartë. Mos vallë qëllimi është mbyllja apo fuzionimi i universiteteve shqiptare, të cilat u formuan me aq sakrificë? Në vend që të mbrohet autonomia, sipas ligjit vendimet do të përqendrohen tek qeveria dhe ministria. Kjo i kthen universitetet në subjekte të kontrollit administrativ”
Spoçe deklaroi se sipas ligjit, statuti i universitetit duhet të marrë miratimin e qeverisë dhe ministria ka të drejtën të pezullojë akte kyçe të universitetit. “Kjo është një cenim shtesë i autonomisë duke krijuar filtra të panevojshëm. Universitetet nuk mund të marrin vendime për programet dhe aktet e tyre pa miratimin paraprak të pushtetit ekzekutiv”, deklaroi Snopçe. Sipas tij, ligji lejon që Ministria e Financave të ndërhyjë në planet financiare dhe në tarifat studentore. Kjo nuk është reformë, por centralizim politik i veprimtarisë universitare. /SHENJA/