Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Reportazh, nënkalimi te “Kontinentali” në vend të sigurisë sjell frikë
Maqedoni

(VIDEO) Reportazh, nënkalimi te “Kontinentali” në vend të sigurisë sjell frikë

January 26, 2026

AA

“Kjo që shihni pas meje është nënkalimi për këmbësorë pranë qendrës tregtare East Gate. Një nënkalim që duhet të garantojë siguri për qytetarët, por sot ofron të kundërtën”.

Ky nënkalim për këmbësorë, i vendosur pranë një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit, çdo ditë përdoret nga dhjetëra kalimtarë. Ai shërben si lidhje e drejtpërdrejtë mes qendrës tregtare East Gate dhe pjesës tjetër të lagjes, duke u konsideruar një kalim i domosdoshëm për lëvizjen e këmbësorëve. Por gjendja aktuale e tij ngre shqetësime serioze.

Ndërkohë që në shumë qytete në të gjithë Evropën dhe Ballkanin, kalimet nëntokësore janë disa nga vendet më të gjalla dhe funksionojnë si qendra të vogla tregtare, në Shkup, pas dekadash përpjekjesh, ky koncept duket i dështuar.

“Pa ndriçim funksional, me mirëmbajtje minimale dhe i lënë thuajse në harresë. Pikërisht për shkak të këtyre kushteve, ky nënkalim kthehet në një zonë të pasigurt sidomos gjatë orëve të vona të mbrëmjes”.

Ky nënkalim është ndërtuar para më shumë se 50 vitesh dhe ishte projektuar të funksiononte në mënyrë të pavarur, pra kostot e mirëmbajtjes së tij do të mbuloheshin nga marrja me qira ose shitja e dyqaneve brenda, dhe pronarët do të kujdeseshin për higjienën dhe dritën brenda.

Ajo që rezulton sot është se jo vetëm që nuk e realizuan funksionin e tyre vetëmbajtës, por mezi ka ndonjë funksion – shumica e dyqaneve janë bosh dhe të braktisura, hyrjet herë pas here janë të mbushura me mbeturina, ndërsa qytetarët e shmangin për ta përdorur.

Ndërkohë, gjendja e këtij nënkalimi mbetet alarmante. Ku shihet edhe tavani i dëmtuar, mungesa e ndriçimit dhe shenjat e qarta të mosmirëmbajtjes të cilat e bëjnë këtë hapësirë dukshëm të pasigurt për këmbësorët.

Anida Murati /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje

November 26, 2026
Kosovë

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset

November 26, 2026
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€ dhe heqjen

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5260
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15659
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.