(VIDEO) Rriten denoncimet për dhunë, ministri thotë se është ndërgjegjësuar policia
MARKETING

Rritja e denoncimeve kundër dhunës në familje vjen si pasojë e ndërgjegjësimit të shoqërisë, por jo vetëm, sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski kjo vjen edhe si pasojë e zgjimit institucional, Toshkovski deklaron se organet intensivisht po punojnë në parandalimin e dhunës.
Duke shprehur keqardhje për viktimat, Toshkovski, thotë se qëllimi i institucioneve është që në mënyrë më të përgjegjshme të veprojnë kundrejt të gjitha sfidave.
PANÇE TOSHKOVSKI – MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Aty ku institucionet kanë bërë lëshime duhet të bëhet revizion të hapave institucional që janë ndërmarë të konfirmohet përgjegjësi konkrete, me emër dhe mbiemër të atyre që kanë bërë lëshime. Nga ana tjetër, të bëhen përmirësime sistemore të cilat me patjetër duhet ti bëjmë në të ardhmen”.
Toshkovski paralajmëroi edhe ndryshime ligjore për veprim më efikas të policisë dhe organeve ligj zbatuese.
PANÇE TOSHKOVSKI – MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
“Faza e dytë do të përfshijë revizion të plotë të ligjeve mbi dhunën në familje, veçanërisht për dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. Është proces që na duhet pak më tepër kohë për të implementuar, dhe për të cilin ekspertët do të duhet në mënyrë thelbësore të analizojnë jo vetëm ligjin, por edhe implementimin e ligjeve pozitive të cilat janë në fuqi”.
Për temën e dhunës në familje dhe denoncimeve TV Shenja u konsultua edhe me psikologen Fatime Ziberi e cila vlerëson se rritja e vetëdijes dhe mbështetja më e madhe për viktimat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në shtimin e denoncimeve.
Mevludin Imeri /SHENJA/