Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Rritet numri i turistëve, kryesojnë ata nga Turqia
Maqedoni

(VIDEO) Rritet numri i turistëve, kryesojnë ata nga Turqia

April 15, 2026

AA

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave në periudhën janar – shkurt 2026 numri i përgjithshëm i turistëve është rritur me 6.0%. Turistët vendas u rritën me 5.1%, dhe turistët e huaj u rritën me 6.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave në shkurt të vitit 2026, 48,654 turistë realizuan 94,652 qëndrime me netë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga numri i përgjithshëm i turistëve, 32.6% ishin vendas dhe 67.4% ishin turistë të huaj. Ndërsa numri i qëndrimeve me netë ishte 94,652, nga të cilët 38.1% ishin turistë vendas dhe 61.9% ishin turistë të huaj.

Ndërkaq thuhet se në periudhën janar – shkurt 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i qëndrimeve me netë është ulur me 1.6%, kështu që te turistët vendas ka pasur një rënie prej 0.2%, dhe te turistët e huaj ka pasur një rënie prej 2.6%.

Enti Shtetëror i Statistikave

Vendet nga të cilat kanë ardhur më shumë turistë të huaj në shkurt 2026:

5,011 nga Turqia

3,523 nga Greqia

3,278 nga Serbia

2,181 nga Gjermania

Ndërkaq, media amerikane CNN shkruan për Maqedoninë si një destinacion turistik evropian, i cili, sipas saj, është një nga ato që padrejtësisht mbeten në hijen e qendrave turistike më të njohura. Në numrin e fundit të buletinit turistik CNN Travel, Maqedonia përshkruhet si një “destinacion dramatikisht malor”, me peizazhe natyrore që kombinojnë lugina të gjelbra dhe maja të mbuluara me borë, me një klimë me diell dhe një gastronomi të larmishme, specifike lokale dhe shumë të lidhur me traditën.

Mes tjerash vëmendje e veçantë në tekst i kushtohet Liqenit të Ohrit. Ku përveç Ohrit, theksohet se ka edhe atraksione të tjera për t’u parë – nga Pazari i Vjetër i Shkupit deri tek Kanioni Matka, kisha, manastire, si dhe rajone të verës dhe parqe kombëtare, të cilat ofrojnë një përvojë të larmishme në një zonë të vogël gjeografike.

Anida Murati /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me

November 13, 2026
Kosovë

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, ja çfarë biseduan

November 12, 2026
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

November 12, 2026
Kosovë

“Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, Ambasada britanike kundërshton

November 12, 2026
Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë, busull orientimi

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5160
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15468
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka bërë publike listën e fundit të borxhlinjve për muajin nëntor. Në të figurojnë

Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në kuadër të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Evropian

Maqedoni

AKI porosi Afrim Gashit: “Nuk po vendos vetë,

Grupi parlamentar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, duke e akuzuar

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.