(VIDEO) VMRO akuzon LSDM-në se nuk i mbështet reformat eurointegruese
“Venko Filipce, shtëpia e të cilit është në Dubai, nuk mund të flasë për patriotizëm dhe interesa shtetërore, sepse në mënyrë shtesë e dëmton integrimin evropian të Maqedonisë”. Kështu tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së, në konferencën e sotme për shtyp. Ai vlerëson se Filipçe dhe siç e quan shefi i tij Zaev, janë vetëm shëmbuj të politikanëve të këqinj me prioritete të gabuara.
Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së
“Çdo ditë jemi dëshmitarë se Venko Filipce është shërbëtor i Zoran Zaev. Pse? Sepse ai vetëm kërkon justifikime, ikën nga tema si axhenda e reformave, vetëm që të mund të kaloj biznesi i shefit Zaev. Në vend që të mbështesin reformat, ndryshimet ligjore si ato që çdo deputet duhet të ketë vetëm shtetësi maqedonase, ata fajësojnë. E kush po fajëson? Njerëzit që janë pjesë e LSDM-së, kryetari i vetëshpallur i së cilës, dhe në realitet shërbëtor i Zaevit, Filipce, shtëpia e të cilit është Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”.
Ai shton se pikërisht këta dy figura e kanë udhëhequr sistemin kur LSDM ishte në pushtet, kur qytetarëve ju premtohej drejtësi, jetë më e mirë dhe e ardhme evropiane. Ndërsa siç thotë qytetarët janë dëshmitarë të korrupsionit të tyre, krimit, sistemit gjyqësor që funksionin nën diktatin e tyre, si dhe të shumë gënjeshtrave të tipit “ I hapëm bisedimet me Brukselin”.
Pas krijimit të këtyre problemeve, thotë Petrushevski, është e vështirë që Filipçedhe LSDM të kthehen në rrugën e vërtetë. Ndërsa shton së nëse Filipçe vazhdon ta ndjekë verbërisht rrugën që ja shtron Zaevi, vetëm i pengon proceset demokratike dhe njëkohësisht përparimin e Maqedonisë.
Emine Ismaili /SHENJA/