VIDEO/ Zirkze debuton me gol, “Djajtë e Kuq” marrin 3 pikë
Sezoni i ri në Premier Ligën angleze ka startuar me ndeshjen mes Mançester Junajtid dhe Fulhamit.
Takimi i zhvilluar në “Old Traford” është vulosur në fund, ku shpëtimtar i “Djajve të Kuq” u bë Xhoshu Zirkze, i cili debutoi me gol në kampionatin anglez.
Ish-sulmuesi i Bolonjës që u transferua në verë te Junajtid arriti të zhbllokojë takimin në minutën e 88-të, duke i dhnë kështu skuadrës së Ten Hagut tri pikët e para të sezonit.