Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 VLEN: Ali Ahmeti hesht, Islam Abazi mbyll hetimin, kush përgjigjet për 14 viktimat e spitalit modular?
Maqedoni

VLEN: Ali Ahmeti hesht, Islam Abazi mbyll hetimin, kush përgjigjet për 14 viktimat e spitalit modular?

August 23, 2026

AA

VLEN ka reaguar sërish lidhur me tragjedinë e Tetovës, duke kërkuar përgjigje nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe sqarime për vendimin e Prokurorisë për mbylljen e procedurës lidhur me prokurimet e 19 spitaleve modulare.

MARKETING


Description of image

Nga VLEN thonë se, pas reagimit të tyre të djeshëm, kanë pritur një përgjigje nga Ahmeti dhe BDI-ja, por sipas tyre, ajo nuk ka ardhur. Partia opozitare thekson se heshtja vazhdon edhe përballë tragjedisë ku humbën jetën 14 persona në Tetovë.

VLEN ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi mënyrën se si Prokuroria ka arritur në përfundimin për mbylljen e procedurës për prokurimet e spitaleve modulare. Në këtë drejtim, kërkohet një shpjegim i qartë dhe i plotë nga Islam Abazi, i cili aktualisht drejton Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas VLEN-it, përgjegjësia nuk është vetëm juridike, por edhe politike. Partia thekson se tragjedia ndodhi në kohën kur BDI-ja ishte pjesë e pushtetit dhe se, edhe pas pesë vitesh hetim, familjet e viktimave vazhdojnë të përballen me pikëpyetje të shumta.

“Dje kërkuam përgjigje. Sot kërkojmë edhe më shumë transparencë”, thuhet në reagimin e VLEN-it, nga ku shtojnë se mbyllja e një procedure nuk nënkupton mbylljen e pyetjeve dhe as të përgjegjësisë politike.

VLEN paralajmëron se do ta mbajë çështjen në vëmendjen e opinionit publik derisa, siç thonë nga kjo parti, të ketë përgjigje të qarta për rrethanat që lidhen me 14 viktimat e tragjedisë në Tetovë.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin vetëm 80

November 23, 2026
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon

November 23, 2026
Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari

November 23, 2026
Maqedoni

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

November 23, 2026
Maqedoni

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri,

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15609
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Tabanocit, pasi kishte drejtuar automjetin me shpejtësi 158 kilometra në orë,

Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Agjencia

Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në

Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin për transformimin e sistemit të drejtësisë. Kodi i ri Penal dhe

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.