VLEN ende nuk figuron si subjekt i vetëm, BDI akuzon për mashtrim, reagojnë nga VLEN
Ndonëse më 9 maj, gjegjësisht në Ditën e Evropës, koalicioni VLEN, i përbërë nga Alternativa, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, një pjesë e Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësues të Vetëvendosjes, u bashkuan në një subjekt të vetëm politik, këto parti vazhdojnë të figurojnë në Regjistrin Qendror si parti të veçanta.
Për këtë çështje, kanë reaguar sot edhe nga partia opozitare shqiptare BDI, të cilët akuzojnë VLEN-in se kanë mashtruar qytetarët. Sipas tyre, Vlen-i ekziston si emër për propagandë.
BDI
“Mashtrim është kauza e tyre. Mashtrim është organizimi i tyre. Mashtrim është edhe e ashtuquajtura shkrirje në një parti. Para qytetarëve paraqiten si një subjekt i bashkuar. Dokumenti i Regjistrit Qendror, i lëshuar më 17 gusht 2026, dëshmon se Lëvizja BESA vazhdon të figurojë si parti aktive, me Bilall Kasamin kryetar dhe me autorizim të pakufizuar. Vlen-i ekziston si emër për propagandë. Partitë, kryetarët, vulat dhe interesat personale vazhdojnë veç e veç”.
Ndërkaq, zëdhënësi i partisë VLEN, Driton Sulejmani, këmbëngulë se VLEN funksionon si një parti e vetme, ndërsa tha se regjistrimi është vetëm çështje teknike dhe së shpejti do të përfundojë.
DRITON SULEJMANI, ZËDHËNËS I VLEN-IT 02:45 00005
“Shumë shpejt do vjere edhe tek regjistrimi i partisë në Regjistrin Qendror, por jemi duke punuar edhe në një seli të përbashkët, se tash nëse e vëreni se punën tonë po e zhvillojmë në disa objekte. Jemi në fazat përfundimtare, është duke u punuar në këtë drejtim dhe nuk ka dyshime që VLEN-i më vetëm se është një subjekt politik, ashtu po funksionojmë, mirëpo janë disa procedura më së shumti teknike, të cilat ende nuk kemi arritur ti përfundojmë dhe janë në përfuundim e sipër” .
Ndonëse partia VLEN udhëhiqet nga dy bashkëkryetarët, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, Sulejmani tha selia kryesore e VLEN-it, do të ndërtohen në Shkup, në qendrën tregtare Mavrovasja.
Samir Mustafa /SHENJA/
