VLEN fiton 10 komuna, AKI vetëm 4 – të katërtat rurale
Procesi zgjedhor lokal në Maqedoninë e Veriut është mbyllur, duke nxjerrë si fituese koalicionin VLEN, që do të udhëheq në nëntë komuna të vendit: Çair, Tetovë, Dibër, Saraj, Haraçinë, Zhelinë, Tearcë, Bogovinë dhe Dollnen dhe Strugë.
Nga ana tjetër, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) do të qeverisë vetëm me katër komuna, të gjitha rurale dhe pa asnjë qendër urbane: Likovë, Studeniçan, Çashkë dhe Pllasnicë.
Në Gostivar dhe Vrapçisht, zgjedhjet do të përsëriten brenda gjashtë muajve, pasi në raundin e parë nuk u arrit censusi prej 30 për qind të daljes në votime. Deri atëherë, Qeveria pritet të caktojë përgjegjës-kryetarë për administrimin e përkohshëm të këtyre komunave.