AA
VLEN përmes një komunikate sot thekson se çdo ditë po e dëshmon se është forca e vetme që ka sjellë frymë të re dhe atmosferë pozitive në çdo komunë shqiptare. Nga Çairi, Tetova, Gostivari, Struga e Likova e deri në vendbanimin më të largët, mobilizimi i qytetarëve është i paparë dhe fitorja plebishitare më 19 tetor tashmë shihet qartë.
Qytetarët e kanë kuptuar dallimin mes punës së VLEN-it dhe mashtrimeve të BDI/AKI-së. “Referendumin” që ata e përmendin, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për mbijetesë politike të një strukture të konsumuar e të kriminalizuar. Për më shumë se dy dekada kjo parti u mbajt në pushtet me gënjeshtra, projekte të parealizuara dhe me keqpërdorim të besimit të shqiptarëve.
Sot, çdo tubim i VLEN-it është shndërruar në shpresë, ndërsa çdo takim në terren është dëshmi e besimit të palëkundur që njerëzit kanë tek kandidatët e saj.
VLEN është garancia se kërkesat e qytetarëve do të përmbushen, projektet do të realizohen dhe zëri i secilit do të dëgjohet. Kjo është arsyeja pse 19 tetori do të shënojë fundin e mashtrimit politik të BDI/AKI-së dhe fillimin e një epoke të re të zhvillimit për shqiptarët në çdo komunë.
Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara njoftoi se SHBA dhe RMV kanë arritur Marrëveshje korrnizë për tregti reciproke, të
Edhe një dorëheqje nga Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion. Cveta Ristovska ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i anëtares së
Denoncimi i TV Shenja për semaforin dekor të vendosur 5 vite më parë në bulevardin “Hristian Todorovski Karposh” ka alarmuar