AA
Në Zhelinë, VLEN ka hapur zyrtarisht shtabin zgjedhor, ku u promovua edhe kandidati për kryetar komune, Blerim Sejdiu, i cili garon për mandatin e tretë, tashmë si kuadër i kësaj koalicioni.
Arben Fetai theksoi se ndryshimi në Zhelinë ka nisur më herët dhe se vazhdimi i këtij rrugëtimi mund të bëhet vetëm me njerëz që kanë dëshmuar me punë dhe integritet.
“Blerimi është dëshmi e punës dhe përkushtimit. Ai ka sjellë zhvillim dhe projekte konkrete për Zhelinën. Vazhdojmë këtë rrugëtim me të njëjtin vizion”, u shpreh Fetai.
Urime iu drejtuan edhe shefit të shtabit lokal, Latif Arifi, i cili bashkë me ekipin po udhëheq një frymë të re organizimi dhe, siç u tha, “fitoreje të padiskutueshme”.
Motoja e fushatës në këtë komunë është: “Blerimi për Zhelinën, VLEN për Blerimin.” (INA)
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ngritur akuza ndaj koalicionit qeverisës VMRO-DPMNE–ZNAM–VLEN, duke pretenduar se zhvillimet e fundit në Radio
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, shënoi sot fillimin e punimeve për projektin kapital të rregullimit të
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj politikave që synojnë uljen e ndikimit