AA
Koalicioni VLEN hapi zyrtarisht shtabin e tij zgjedhor në komunën e Sarajit.
Aktivistë dhe mbështetës të VLEN-it u mblodhën për të degjuar premtimet të kandidatit për kryetar komune, Muhamed Elmazi – një emër që, sipas koalicionit, përfaqëson profesionalizëm, integritet dhe vizion të qartë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
“Muhamed Elmazi është gati të punojë për fuqizimin e vendimmarrjes lokale dhe për të sjellë rezultate konkrete për çdo qytetar të Sarajit,” deklaruan përfaqësues të VLEN-it gjatë eventit, duke theksuar se kandidatura e tij është pjesë e një strategjie të gjerë për të forcuar komunat me udhëheqës të përgatitur dhe të përkushtuar.
Sipas drejtuesve të fushatës, Elmazi dhe ekipi i tij angazhohen për një qeverisje të drejtë, transparente dhe të orientuar nga qytetari. “Me VLEN-in, fiton qytetari, fiton e ardhmja, fiton zhvillimi,” ishte një nga mesazhet kryesore të mbrëmjes.
Prokuroria Publike Themelore ka hapur rast pas një informacioni për mangësi të mundshme në veprimet e shërbimeve në rastin e
Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) kanë treguar se uji i pijshëm në Strugë nuk
Komiteti i Stabilitetit Financiar, në mbledhjen e mbajtur më 5 mars 2026, shqyrtoi Raportin mbi punën e Komitetit dhe nënkomiteteve