Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 VLEN: Konsensus i plotë për versionin final të reformave në arsimin e lartë
Maqedoni

VLEN: Konsensus i plotë për versionin final të reformave në arsimin e lartë

April 21, 2026

AA

Nga VLEN thonë se në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit qeveritar është arritur dakordësi për paketën finale të ligjeve për reformën në arsimin e lartë. Koalicioni VLEN thotë se ndryshimet synojnë rritjen e cilësisë së arsimit, më shumë autonomi për universitetet dhe një sistem më meritokratik. Theksojnë se ndër ndryshimet kryesore është heqja e H-Indeksit si kriter bazë për punësimin e stafit akademik, ndërsa theksohet se nuk pritet humbje vendesh pune.

“Në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit qeveritar, arritëm dakordësi të plotë për versionin final të pakos së ligjeve për reforma në arsimin e lartë, një hap i rëndësishëm drejt një sistemi më të drejtë, më cilësor dhe më gjithëpërfshirës. VLEN thekson qartë se këto reforma nuk janë thjesht ndryshime ligjore, por një angazhim konkret për të ndërtuar një të ardhme akademike të qëndrueshme dhe konkurruese. Heqja e H-Indeksit si kriter bazë për përzgjedhjen e kuadrit akademik është një vendim i drejtë, që reflekton realitetin dhe nevojën për vlerësim më të balancuar dhe meritokratik. Si rrjedhojë e kësaj, asnjë i punësuar nuk do të humbasë vendin e punës. Përkundrazi, do të krijohen mekanizma të rinj që stimulojnë zhvillimin profesional dhe avancimin e kuadrit akademik. Universitetet do të kenë më shumë hapësirë për zhvillim cilësor dhe autonomi funksionale. Gjatë gjithë kësaj periudhe, përfaqësuesit e VLEN kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me rektorë dhe profesorë, duke siguruar që kërkesat reale të universiteteve, veçanërisht atyre shqiptare, të reflektohen drejtpërdrejt në këtë reformë. Vendimi që rangimi për organizimin e ciklit të tretë të bëhet nga universitetet më të mira është një standard që rrit cilësinë, ku universitetet në gjuhën shqipe do të jenë pjesë aktive dhe konkurruese. VLEN është garantues se me këtë ligj universitetet në gjuhën shqipe jo vetëm që nuk do të dëmtohen apo anashkalohen, por do të vendosen në një pozitë të barabartë dhe dinjitoze me të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend. Rast konkret kemi edhe investimin historik rreth 40 milion euro për kampusin e “Nënë Terezës”. Synimi ynë është i qartë, universitetet në gjuhën shqipe të jenë në krye, të fuqizuara dhe konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, thonë nga VLEN.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

E thotë deputeti i LDK-së: Ne e kundërshtojmë ndryshimin e

November 26, 2026
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev

November 25, 2026
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5256
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15651
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike,

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.