AA
Partitë politike shqiptare në Maqedoni mbrëmjen djeshme vazhduan me aktivitete në kuadër të fushatës për zgjedhje lokale të 19 tetorit, përcjell TV21. Izet Mexhiti nga VLEN mbrëmë hapi shtab të ri në nëndegën “7 Marsi” në Serovë, ndërsa më pas vazhdoi në takim me të rinjtë e Gazi Babës.
“Ndryshimi tashmë ka nisur dhe po bëhet realitet çdo ditë. E, VLEN është garancia e një politike të drejtë, të ndershme dhe të përkushtuar ndaj njerëzve tanë. Sot është momenti për të qëndruar bashkë. Është koha të bashkohemi për të ardhmen që vlen. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithëve të jeni me ne, sepse FITORJA, kur është e përbashkët, vlen më shumë”, shkroi Mexhiti pas hapjes së Shtabit në Serovë.
Ndërkaq, Bilall Kasami nga VLEN kishte takim me banorët e fshatit Poroj.
“U pritëm me entuziazëm dhe energji të paparë gjatë kësaj fushate. Bashkëbiseduam për punët e mëdha që janë bërë në këto 4 vjet dhe për planet për mandatin e dytë, për Kapitullin e Dytë të zhvillimit të Tetovës. Poroji e dha besën që të ecim para së bashku. Tetova nuk kthehet prapa në errësirë. Tetova zgjedh punën, zhvillimin, pastërtinë, krenarinë. Tetova s’ndalet!”, shkroi Kasami pas takimt.
Ndërsa Aleanca Kombëtare për Integrim, bëri hapjen e Shtabit në Haraçinë, ku morën pjesë kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i ASH-së, Ziadin Sela.
“Një mobilizim i madh që paralajmëron triumfin e 19 tetorit. Shqiptarët do të flasin qartë në referendum: përfaqësuesit e tyre i zgjedhin vetë, jo më me vasalë e hyzmeqarë”, shkroi mes tjerash Ahmeti.
“Shqiptarët edhe nga Haraçina dërguan që sonte mesazhin e qartë për referendumin e 19 Tetorit, se për fatin tonë vendosim vetë dhe jo të tjerët”, tha mes tjerash Sela.
Stefan Bogoev do të mbrohet në liri pasi Këshilli Penal i Gjykata Themelore në Shkup ka pranuar kërkesën e tij
Pas vendimit të Gjykata e Apelit në Shkup që konfirmoi dënimin e tij me një vit burg për ndërtim pa
Islanda është shpallur sërish vendi më i sigurt dhe më paqësor në botë, duke mbajtur këtë pozicion për të 19-in