Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 VLEN: Open Balkan, kazinotë dhe korrupsioni: trashëgimia e BDI-së
Maqedoni

VLEN: Open Balkan, kazinotë dhe korrupsioni: trashëgimia e BDI-së

July 7, 2025

AA

5

SHPËRNDARJE!

SHPËRNDAJE!Tweet


Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se BDI nuk duhet të akuzojë se gjoja Maqedonia e Veriut është zhytur në “botë serbe”. Nga VLEN thonë se “BDI që për vite të tëra mbylli sytë ndaj projekteve destabilizuese të Serbisë në rajon, duke u bërë vegël e tyre në kurriz të shqiptarëve dhe qytetarëve të këtij vendi”.

“Është partia, funksionarët kryesor e të cilës tentuan me çdo kusht të rikthejnë në vend Gruevskin e ta lirojnë Mijallkovin. Pyesim publikisht: A harruan që pikërisht ish funksionarët e BDI-së ishin të parët që e përqafuan me entuziazëm nismën “Open Balkan”, projektin më të rëndësishëm gjeopolitik serb pas shpërbërjes së Jugosllavisë, vetëm që të ruanin privilegjet e klanit të tyre politik?”.

“A harruan që ishin pikërisht ata që u rreshtuan krah për krah me Vuçiqin e Daçiqin, duke u bërë promovues të idesë “Open Balkan” në kohën kur shqiptarët kundërshtonin me zë këtë projekt që i shërbeu interesave serbe dhe ishte kryekëput kundër Republikës së Kosovës? Mos harrojmë, a ishin pikërisht të fortët e BDI-së, Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, që partnerë kryesorë në biznesin e kazinove kishin eksponentë të lartë të nëntokës serbe”.

“Paramendojeni ironinë, BDI e cila me servilizëm priste e përcillte funksionarë serb me qilima të kuq në Shkup, sot shet patriotizëm përmes kumtesave shterpe. Shkuan aq larg sa që Bujar Osmani e solli në Shkup shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov. E gjithë propaganda e tyre “patriotike” është vetëm një fasadë për të fshehur dështimet dhe korrupsionin që kanë mbi shpatulla”.

“Janë po ata që sot bërtasin nga frika e humbjes në zgjedhjet e radhës lokale, nga frika se qytetarët shqiptarë nuk do të mund t’i mashtrojnë më me gënjeshtrat dhe patriotizmin e rrejshëm që e përdorin vetëm kur janë në opozitë. VLEN do të vazhdojë të punojë për qytetarët, për sundimin e ligjit, për integrimin evropian dhe për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve pa u lodhur nga akuzat boshe të atyre që për mbi dy dekada u pasuruan dhe e përdorën pushtetin vetëm për pasurimin e rrethit të ngushtë familjar”, thonë nga VLEN.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në

November 21, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

November 21, 2026
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë:

November 21, 2026
Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën

November 21, 2026
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15584
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes

Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor në bastionin e Lidhjes Shqiptare, Degën e Gazi Babës ku me pjesëmarje madhështore u zgjodhën

Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

Një ditë para 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ali Ahmeti ka ngritur flamurin kombëtar në Zajaz,

Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.