Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 VLEN sërish me akuza ndaj Osmanit
Maqedoni

VLEN sërish me akuza ndaj Osmanit

September 6, 2025

AA

Arbnor Maliqi nga VLEN-Çair ka dalë me një deklaratë të ashpër ndaj Bujar Osmanit, duke e cilësuar atë si “kalorësin e fundit të Nikolla Gruevskit” dhe duke e akuzuar për një varg gënjeshtrash e manipulimesh politike.

“Gënjeshtrat e Bujar Osmanit kanë kaluar çdo kufi, e vërteta tashmë nuk mund të fshihet,” tha Maliqi, duke shtuar se gjatë gjithë karrierës së tij politike Osmani “jo vetëm që nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet e dhëna, por ka përdorur vazhdimisht gënjeshtra dhe manipulime për të mashtruar qytetarët shqiptarë.”

Maliqi theksoi katër çështje kryesore ku, sipas tij, Osmani ka mashtruar opinionin:

  • “E para, Bujar Osmani gënjeu lidhur me takimin me ish-kryeministrin Nikola Gruevski. Ai publikisht e mohoi një gjë të tillë, ndërkohë që tashmë ekzistojnë dëshmi të qarta që e vërtetojnë të kundërtën.”
  • “E dyta, ai gënjeu për kontaktet e tij me udhëheqësit shtetërorë të Serbisë. Janë dokumentuar të paktën 11 takime, për të cilat ai asnjëherë nuk ka informuar opinionin publik.”
  • “E treta, Bujar Osmani gënjeu për çështjen e hyrjes së kapitalit serb në sektorin e telekomunikacionit. Pikërisht gjatë mandatit të tij u dha leja për hyrjen e kompanisë MTEL.”
  • “E katërta, ai vazhdimisht gënjeu për ndërtimin e rrugës drejt pikës kufitare në Bllacë, duke e shndërruar këtë projekt në premtim të përsëritur në çdo fushatë.”

VLEN kërkon nga Osmani shpjegime publike lidhur me interesat që qëndrojnë pas kapitalit serb në sektorin e telekomunikacionit dhe lojërave të fatit. “A kanë lidhje vizitat e shpeshta të tij në Serbi me këto marrëveshje të dyshimta?” pyeti Maliqi.

Sipas tij, nuk është rastësi që Osmani ishte një nga mbështetësit e mëdhenj të nismës “Ballkani i Hapur”. “Ky projekt fuqizoi ndikimin e Beogradit në rajon dhe dëmtoi pozicionin politik e ekonomik të shqiptarëve,” u shpreh Maliqi.

Ai shtoi se modeli i Osmanit është i njëjtë me atë të strukturave të vjetra të pushtetit: “Sot, ai përfaqëson më shumë interesat e Gruevskit, Mijallkovit dhe Beogradit sesa ato të qytetarëve shqiptarë. Ai është shndërruar në një zëdhënës dhe zbatues të urdhrave të Ali Ahmetit.”

Në fund, VLEN i bëri thirrje Osmanit të japë llogari:
“Shqiptarët meritojnë përgjigje të qarta dhe përgjegjësi të plotë, jo gënjeshtra të reja. Bujar Osmani duhet të pranojë përgjegjësinë dhe të tërhiqet nga jeta politike, ose të mbetet përgjithmonë i njohur si figura që punoi me vetëdije kundër interesave të popullit shqiptar.”

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

E thotë deputeti i LDK-së: Ne e kundërshtojmë ndryshimin e

November 26, 2026
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev

November 25, 2026
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5256
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15651
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike,

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastit edhe pas aktiviteteve që shënuan 22

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.