AA
Koalicioni VLEN me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, uron të gjithë nxënësit për një vit të mbarë , të suksesshëm dhe me plotë arritje.
“Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, VLEN ju uron një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje. Ky është një moment i veçantë sidomos për të gjithë fëmijët që sot për herë të parë ulen në bankat shkollore. Për ta fillon një rrugëtim i ri i mbushur me emocione, dije dhe ëndrra, që do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe të ardhmen e vendit tonë. Arsimi është themeli i zhvillimit të shoqërisë, prandaj me përkushtim dhe punë të pandalshme jemi të vendosur që të krijojmë kushte më të mira për shkolla cilësore, për mësimdhënie bashkëkohore dhe për një rini të përgatitur të përballojë sfidat e së ardhmes”, thuhet në njoftimin e VLEN-it, duke përkujtuar në “Shportën Shkollore”.
“Këtë vit kemi ndërmarrë hapin e parë konkret me masën “Shporta shkollore”, e cila ul çmimet e mjeteve shkollore dhe lehtëson barrën e prindërve. Ky është vetëm fillimi i një rruge që synon ta bëjë arsimin më të qasshëm, më të drejtë dhe më cilësor për të gjithë. Ju urojmë një vit të mbarë shkollor, plot suksese, dije e buzëqeshje! Urime e mbarësi për nxënësit tanë”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Projekti vazhdon të përparojë mirë dhe konfirmojmë se të gjitha faturat deri tani janë paguar plotësisht nga Qeveria, thuhet në
Pas vizitës në Prekaz dhe qëndrimit në konakun e familjes Jashari, krerët e koalicionit VLEN kanë zhvilluar një takim në
Krerët e koalicionit VLEN kanë qëndruar sot në Prekaz, ku bënë homazhe në Kompleksin Memorial të familjes Jashari, në nderim