AA
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare. Portali prestigjioz Intelligence Online ka publikuar një analizë ku thekson se inteligjenca shqiptare, nën drejtimin e Hysenit, është bërë pjesë e sfidave globale si menaxhimi i flukseve migratore nga Libia, mbrojtja ndaj kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjet ruse e iraniane.
Vlora Hyseni u emërua drejtoreshë e SHISH në prill 2023. Ajo ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe ka një karrierë të gjatë në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Me këtë përvojë, ajo konsiderohet një nga figurat më të spikatura të inteligjencës në Ballkan.
Vazhdon seria e deklaratave publike në mbështetje të Artan Grubit. Pas reagimeve të Asllan Kokës dhe Uka Shaqirit, edhe Blero
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot publikoi konkurset për nëntë kategori bursash për nxënësit e shkollave të mesme në vend,
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, me rastin e zgjedhjes së saj