AA
Sot është mbajtur seanca e parë konstituive e Këshillit të Komunës së Butelit, në të cilën janë verifikuar mandatet e anëtarëve të sapozgjedhur të këshillit.
Në këtë seancë, me shumicë votash, Nikola Bozhinovski nga VMRO-DPMNE është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të Komunës së Butelit.
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i ka uruar Bozhinovskit zgjedhjen dhe i ka dëshiruar sukses në punë.
“Sinqerisht dhe nga zemra shpresoj për një bashkëpunim të shkëlqyer dhe konstruktiv me Këshillin e Komunës së Butelit dhe se së bashku do të realizojmë shumë projekte për të mirën e qytetarëve të komunës,” – deklaroi Kostovski.

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në
Ish-zv.kryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, në një deklaratë për sdk.mk ka bërë të ditur se ka
Kompania OKTA informon se nga sot mundëson zbritje për të gjithë furnizuesit e saj për karburantin dizel, e cila do