Vrasja e Vanjës dhe Panços, 30 ditë shtesë paraburgim për të dyshuarit
Edhe 30 ditë të tjera shtesë paraburgim janë caktuar për të dyshuarit për vrasjen e Vanjës dhe Panços. Gjykata Penale vendosi që Vllatko Kekishov, Bore Videvski, Velibor Manev dhe babai i Vanjës, Aleksandër Gjorçevski, të mbeten në paraburgim, përcjell TV21. Ata janë të dyshuar për vrasjen dhe kidnapimin e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe pensionistit 77 vjeç nga Velesi, Pançe Zhezhovski. 30 ditë paraburgim iu shqiptua edhe vozitësit Stefan Dimovskit, i cili nga Serbia e ka dërguar në Turqi Lupço Pallevskin – Pallço dhe me këtë ka ndihmuar në arratisjen e të dyshuarit kryesor për vrasjen./tv21.tv