Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Vrau gruan për arsye xhelozie, gjykata e dënon me 25 vjet burgim të akuzuarin
Kosovë

Vrau gruan për arsye xhelozie, gjykata e dënon me 25 vjet burgim të akuzuarin

February 12, 2024

AA

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues, duke e dënuar me dënim unik prej 25 vjet burgim Ragip Gashin, për akuzën se kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij M.G i nxitur nga motivet e ulëta të xhelozisë, në mënyrë dinake.

Aktgjykimi ndaj Gashit u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Fatime Dermaku, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Gashi për “Vrasje të rëndë” u dënua me 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 2 vite burgim. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik prej 25 vjet burgim.

Ndryshe, aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarit Gashi.

Ndërsa, lidhur me veprën “Vrasje në tentativë”, gjykatësja Dërmaku tha se “Në kuadër të dispozitivit për vrasje të rëndë, Prokuroria në fjalën përfundimtare ka inkorporuar edhe veprën penale “Vrasje në tentativë” pika, 1.11 të Kodit Penal të Kosovës”.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i akuzuari Ragip Gashi më 21 dhjetor 2016 në Prishtinë, në lagjen “Mati 1”, i nxitur nga motivet e ulëta të xhelozisë, në mënyrë dinake e privon nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën M.G.

Aktakuza thotë se derisa tani e ndjera M.G kishte shkuar mysafir te familjarët e saj dhe ishin duke ndenjur, me ç’rast i pandehuri Gashi e ka thirrur në telefon duke i thënë që ka shkuar për ta marrë në shtëpi, dhe tani e ndjera duke mos dyshuar asgjë është nisur për të shkuar te i pandehuri.

Tutje, sipas aktit akuzues, i pandehuri Gashi i kishte thënë paraprakisht se e priste në rrugë, ndërsa vëllai i saj i dëmtuari-dëshmitari Xh.H e kishte përcjell, papritmas atyre iu ka dalë në pritë i pandehuri Gashi me revole në dorë, i cili me dashje që ta privojë nga jeta, ka shtënë në drejtim të tani të ndjerës M.G., duke e qëlluar me dy plumba në pjesën e përparme të gjoksit, ku njëri plumb e ka goditur në zemër, me ç’rast M.G., ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Me këtë, i akuzuari Ragip Gashi, akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kurse, në dispozitivin e II të aktakuzës thuhet se me datën, kohën dhe vendin e njëjtë si në dispozitivin I të akuzës, i pandehuri Gashi në mënyrë dinake i afrohet mikut të tij, të dëmtuarit Xh.G dhe me dashje që ta privojë nga jeta, ka shtënë me armën e njëjtë dy herë në drejtim të dëmtuarit – dëshmitarit Xh.H me ç’rast e qëllon dy herë me plumba në trup, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore, të rrezikshme për jetën. Me ç’rast, për këtë akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Po ashtu, i akuzuari sipas dispozitivit të III, prej datës së pavërtetuar e deri më 21 dhjetor 2016, në shtëpinë e tij në Prishtinë ka mbajtur në pronësi dhe kontroll, armë në shkelje me ligjin e zbatueshëm.

Me këtë, i pandehuri Gashi akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /BetimipërDrejtësi

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Përfundon vizita e Jakup Krasniqit, EULEX-i largohet nga shtëpia e

November 18, 2026
Maqedoni

Darko Kostovski përballet me kallëzim penal për parkun në Butel

November 18, 2026
Maqedoni

Katër fakultete dhe rektorati i UKIM-it mbeten në terr, borxhi

November 18, 2026
Maqedoni

Albi Qamili: Pas një viti, kemi përfunduar afro 30% të

November 18, 2026
Maqedoni

Agon Ferati takon studentët e UEJL-së, diskuton edhe për provimin

November 18, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5204
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15546
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

Përfundon vizita e Jakup Krasniqit, EULEX-i largohet nga

Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, ka përfunduar vizita familjare e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Pas

Maqedoni

Darko Kostovski përballet me kallëzim penal për parkun

Përveç polemikave për mosrespektimin e gjuhës shqipe, kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, tani përballet edhe me një kallëzim

Maqedoni

Katër fakultete dhe rektorati i UKIM-it mbeten në

Katër fakultete të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, si dhe ndërtesa e Rektoratit, kanë mbetur pa energji elektrike

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.