Vritet reperja amerikane teksa po shoqërohej me fansat
AA
Reperja amerikane Alliauna Green, e njohur më mirë si Tan DaGod, është vrarë në një sallon bukurie në Kaliforni, raporton “Daily Mail”. Ajo ishte 27 vjeçe.
Ajo më herët ka njoftuar në rrjetet sociale se do të marrë pjesë në hapjen e sallonit dhe se do të shoqërohet me fansat. Një person i armatosur ka hyrë në sallon gjatë ngjarjes dhe ka qëlluar direkt në drejtim të reperes. Më pas Alliauna u transportua në spital, ku ndërroi jetë nga plagët e marra.
Mediat e huaja shkruajnë se në raportin e policisë thuhet se sulmi ka ndodhur për “një mosmarrëveshje të mëparshme gjatë ditës”. Në rrjetet sociale janë shpërndarë regjistrime shqetësuese të momenteve para tragjedisë dhe dëgjohen edhe të shtëna.
“Ajo ishte aty, dhe një burrë me kapuç hyri dhe filloi të qëllonte. Të gjithë u ulën dhe u fshehën pas makinës. Ai po e shikonte vetëm atë, këtë pashë unë. Ai nuk qëlloi në të gjithë, por vetëm në të, tha një nga dëshmitarët okularë.
Tan DaGod publikoi disa këngë vitin e kaluar: Thats my ex pack, Mac & Needs, Controlla Freestyle, I need terapi… Ajo ishte gjithashtu e njohur në Instagram.
Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 6 tetor,
Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 6 tetor, zgjedhjet e reja mbahen më së largu më 15 nëntor Lajme Gazeta
Taravari: Mickoski e humbi momentin për afrimin me
Arben Taravari konsideron se kryeministri Hristijan Mickoski ka humbur një moment të rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë pas
“Maqedonia 73 vite, shqiptarët 3000 vite” – deklarata
Një deklaratë e bërë disa vite më parë po rikthehet në qarkullim në rrjetet sociale, duke hapur sërish debat për