Vushtrri: Rrah gruan deri sa e bën për spital, policia arreston të dyshuarin
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar në Vushtrri për “sulm/lëndim të lehtë trupor” mbrëmjen e së shtunës.
Në raportin ditor të PK’së thuhet se i dyshuari ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima, për pasojë, ka pranuar trajtim mjekësor, shkruan Insajderi.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM/LENDIM I LEHTË TRUPOR- Vushtrri 14.09.2024-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të PK’së. /Insajderi.org/