Zbulohen arsyet e largimit të Gundoganit nga Barcelona
Ilkay Gundogan nuk dëshiron të jetë problem për Barcelonën, sipas gazetarit Zhordi Hill, të mediumi të njohur spanjoll “Sport”. Gjermano-turku ka ‘pranuar’ të largohet nga klubi për t’i ndihmuar financiarisht Barcelonën.
Gundogan është i treti në listën e lojtarëve më të paguar të Barçës, kështu që largimi i tij do t’i lejojë klubit të regjistrojë lojtarët e mbetur dhe ndoshta edhe të bëjë një ose dy blerje.
33-vjeçari thuhet se është në bisedime me Man. Stin, ndërsa edhe disa klube saudite, katariane dhe turke janë gjithashtu të interesuara për nënshkrimin e mesfushorit. Ilkay Gundogan shënoi 5 gola dhe dha 14 asistime në 51 paraqitje për Barcelonën sezonin e kaluar.