![Zbulohen pamjet e para të BBVA3, kjo do të jetë hyrja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/shtepia-e-bb_sd-1000x600-850x560.webp)
Zbulohen pamjet e para të BBVA3, kjo do të jetë hyrja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Show gjigant dhe më i shumëprituri nga të gjithë, Big Brother Vip Albania 3 është gati në çdo detaj.
Kjo është hyrja e shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur, Big Brother Vip 3.
Nga ky ambient vezullues, do shkëlqejnë sot VIP-at e Big Brother, kast i cili premton të jetë fantastik.
Publikut nuk do t’i shpëtojë asgjë nga ky Big Brother, as detajet më të vogla. Kjo falë investimit teknik dhe në teknologji. Numri i kamerave është mbi 100.
Të gjitha këto detaje do t’i japin publikut mundësinë e një vëzhgimi të kujdesshëm të asaj që do të ndodhë brenda shtëpisë më të famshme e cila do të ndezë dritat sonte.
Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht dy konkurrentë, Meriton Mjekiqi dhe Ledjona Xheladinaj.