Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Zgjedhjet në Kosovë, kush janë më të votuarit për deputetë?
Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, kush janë më të votuarit për deputetë?

December 30, 2025

AA

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 40 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar pak më shumë se një e treta e votave.

Lëvizja Vetëvendosje:

Albin Kurti 137.299 vota

Glauk Konjufca 106.954 vota

Albulena Haxhiu 55.845 vota

Hekuran Murati 55.292 vota

Donika Gërvalla 49.228 vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza 61.924 vota

Arian Tahiri 29.430 vota

Përparim Gruda 27.363 vota

Uran Ismaili 21.504 vota

Sala Jashari 19.502 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lumir Abdixhiku 30.235 vota

Hykmete Bajrami 19.160 vota

Ukë Rugova 16.781 vota

Avdullah Hoti 14.781 vota

Doarsa Kica Xhelili 14.772 vota

Lista Serbe

Sllavko Simiq 16.616 vota

Igor Simiq 16.164 vota

Liljana Stefanoviq 15.718 vota

Nemanja Bishevac 13.143 vota

Zllatan Ellek 12.889 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj 15.247 vota

Daut Haradinaj 9.315 vota

Besnik Tahiri 9.161 vota

Bekë Berisha 6.874 vota

Agim Çeku 6.183 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./ REL

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Blerant Ramadani me urim për 28 Nëntorin: Qoftë e përjetshme

November 28, 2026
Kosovë

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu “mbanë ligjërata”

November 28, 2026
Kosovë

Një flamur, dy shtete: krerët shqiptarë bashkë në Sheshin e

November 28, 2026
Kosovë

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” –

November 28, 2026

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo

November 27, 2026

  • Botë 21
  • Kosovë 5267
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15661
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Blerant Ramadani me urim për 28 Nëntorin: Qoftë

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, Blerant Ramadani ka përcjellë një mesazh urimi,

Kosovë

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti iu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kosovë

Një flamur, dy shtete: krerët shqiptarë bashkë në

Vlora, qyteti ku 114 vjet më parë u shpall Pavarësia e Shqipërisë, sot është sërish në qendër të festës kombëtare.

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.