Zgjedhjet në UT, kandidatët për rektor prezantuan programet e tyre
Kandidatët për Rektor në Universitetin e Tetovës, sot para komisionit universitar zgjedhor, por edhe para një numri të madh profesorësh dhe studentësh, kanë shpalosur programin dhe platformën e tyre, që nëse zgjidhen rektor do t’i realizojnë. Në këtë garë janë tre kandidatë: profesor Kushtrim Ahmeti, profesor Fehari Ramadani dhe Rektori aktual, Jusuf Zejneli.
Gjatë prezantimit të platformës së tij, Profesor Kushtrim Ahmeti, tha se qëllimi i tij është për të bërë një Universitet më të fortë, më të hapur, më të organizuar dhe më konkurrues. Korniza Programore e kandidatit Ahmeti përbëhet nga gjashtë pika kryesore, duke përfshirë: Veprimtari arsimore dhe sigurimi i cilësisë, kërkimi shkencor, veprimtaria aplikative dhe bashkëpunmi ndërkombëtar, mbështetja e studentëve dhe avancimi i standardit studentor, infrastruktura dhe digjitalizimi, qeverisja, financimi dhe menaxhimi i qëndrueshëm dhe angazhimi me komunitetin dhe përgjegjësia sociale.
KUSHTRIM AHMETI, KANDIDAT PËR REKTOR NË UT
“Ky program i punës në vete ngërthen edhe atë moton e tij, dije, cilësi dhe zhvillim dhe kjo është pikërisht qëllimi kryesor i jonë, që të ndërtojmë një universitet, i cili është i bazuar në dije, të kemi një cilësi të matshme dhe gjithë kjo prodhojë një zhvillim të qëndrueshëm institucional”.
Ndërkaq, qëllimi i profesor, Fehari Ramadanit, nëse zgjidhet rektor është që UT të bashkëpunojë me të gjitha universitet shqiptare në rajon, por edhe më universitete tjera globale, ndërsa programi i tij ndahet në nëntë pika.
FEHARI RAMADANI, KANDIDAT PËR REKTOR NË UT 04:39
“Sigurisht, që ne nuk mund të fokusohemi vetëm në botën shqiptare, sepse shoqëria është duke ecur në vazhdimësi drejt globalizimit dhe e kemi të domesdoshme që të bashkëpunojmë edhe me universitet tjera në Europë dhe më gjërë dhe këtu parashikohet që të thellohen bashkëpunimet”.
Duke treguar se çfarë ka bërë dhe çka do të bëjë, rektori aktual Jusuf Zejneli, kërkon edhe një mandat, duke premtuar projekte të reja dhe vazhdim të atyre që janë duke u realizuar.
JUSUF ZEJNELI, REKTOR AKTUAL DHE KANDIDAT PËR REKTOR 31:08
“Por, rrugëtimi dhe potenciali ynë i përbashkët nuk përfundon këtu. Ne kemi për të dhënë ende për UT dhe pikërishtë platforma jonë e mbanë titullin ‘Universitet modernë me standarde Europiane’, bazuar në cilësinë akademike, duke pasur studentin në qendër, duke afirmuar dhe punuar në vazhdimsi”.
Se kush do të bëhet rektor i ri i Universitet të Tetovës, do të mësohet të enjten, pasi po në atë ditë do mbahen edhe zgjedhjet për rektor. Mandati i Rektorit zgjat 3 vjet.
Samir Mustafa /SHENJA/
