AA
Familja e gazetares shqiptare që jeton në SHBA, Advije Baftiri (Vicky), po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e babait të saj, Nazim Baftiri, i cili është zhdukur në rrethana shqetësuese në fshatin Zajaz, afër Kërçovës.
Nazim Baftiri, 82 vjeç, vuan nga demenca dhe aktualisht ndodhej për pushime në Maqedoninë e Veriut, përcjell INA.
Ai është parë për herë të fundit sot në mëngjes rreth orës 07:20, kur është larguar nga shtëpia i veshur vetëm me pizhamat, pa portofol dhe pa dokumente identifikimi.
Ai u largua nga shtëpia me veturë të tipit Toyota Matrix, ngjyrë blu, viti 2005, me targa të shtetit Illinois (SHBA), ndonëse nuk i lejohet të ngasë makinën për shkak të gjendjes shëndetësore.
Familja bën apel për çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin e tij.
Kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion, të njoftojë menjëherë autoritetet lokale ose të kontaktojë me familjarët.(INA)
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasditen e sotme, në një seancë, miratoi Librin e afateve për zgjedhjet e parakohshme për
Mot shumë i nxehtë me temperatura të larta dhe vranësira të lehta deri në mesatare do të jetë gjatë fundjavës
Deri më 1 korrik, vetëm 15 për qind e të punësuarve në Maqedoninë e Veriut kanë përfituar regresin për pushim