AA
sh-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një “raport të vogël”.
Ai tha se një veprim të tillë mund të bëjë vetëm një kryeministër i papjekur.
“Të guxosh ta quash një dokument kaq të rëndësishëm për shtetin si Raporti i Komisionit Evropian një “raport të vogël”, duhet të jesh një Kryeministër i papjekur”, thotë Zhernovski.
Pas publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian, partia në pushtet VMRO-DPMNE e quajti dokumentin nga Brukseli një “raport të vogël”, duke vlerësuar se është pjesë e “kushtëzimit dhe presionit politik” dhe se “raporte të vogla” të tilla dhe të ngjashme do të vazhdojnë derisa të mbyllet mosmarrëveshja me Bullgarinë.
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot nga Struga se kryeministri Hristijan Mickoski nuk êshte ne listen e publikuar te
Mjeku dhe specializanti privat Darko Vasilevski ka paralajmëruar grevë urie, pasi pretendon se për herë të tretë është refuzuar për