AA
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pak para mesnatës në qendër të Shkupit, në afërsi të Tregut të Gjelbër. Zjarri ka përfshirë disa automjete të parkuara, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë kapluar një pjesë të marketit që gjendej aty afër.
Banorët e zonës janë shqetësuar nga tymi i dendur dhe shpërthimet që dëgjoheshin nga automjetet në flakë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë tri makina zjarrfikëse, të cilat kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin. Po ashtu, në terren ka qenë e pranishme edhe policia, e cila ka rrethuar zonën dhe po punon për të zbardhur shkaqet e incidentit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet pritet të japin më shumë informacione gjatë ditës.
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor
Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te
Ramush Haradinaj, ka nderuar mjeshtrin e karatesë, Enver Idrizi, me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, në shenjë