Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Zjarri në Mariovë është aktivizuar sërish, linja e flakëve është shtrirë në 20 kilometra
Maqedoni

Zjarri në Mariovë është aktivizuar sërish, linja e flakëve është shtrirë në 20 kilometra

August 18, 2026

AA

Zjarri në pjesën e Prilepit të Mariovës, i cili mbrëmë përfshiu pjesë të fshatit Çanishte, u riaktivizua sot rreth mesditës për shkak të erërave të forta.

MARKETING


Description of image

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, deklaroi se linja e zjarrit aktualisht shtrihet për rreth 20 kilometra, nga rrjedha e lumit Crnarekë deri në majën Margaro.

Në terren janë gjithashtu zjarrfikësit e Prilepit, ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të përbëra nga vullnetarë nga Manastiri dhe vullnetarë nga Koçani dhe Vinica.

Detyra kryesore gjatë natës, sipas Angellovit, do të jetë mbrojtja e fshatit Krushevicë, i cili ndodhet disa kilometra nga zjarri.

Ai theksoi se shuarja e zjarrit vështirësohet nga bari i gjatë i thatë dhe era, e cila fryn vazhdimisht. Në ndërhyrje u përfshinë edhe “er traktorët” e DMSH-së, të cilët arritën të presin një pjesë të linjës së zjarrit dhe të zvogëlojnë ndjeshëm zonën që kërcënon manastirin dhe fshatin aty pranë.

Angellov vlerësoi se zjarri në Mariovë është aktualisht zjarri më i madh aktiv në vend.

Ai informoi se zjarri në zonën e Nagoriçanit të Vjetër është vënë nën kontroll, ndërsa në fshatin Slep kanë mbetur vetëm mbetjet e zjarrit.

Lidhur me pasojat e zjarrit në Çanishte, Angellov sqaroi se shtëpitë që u dogjën mbrëmë ishin braktisur prej kohësh.

“Asnjë shtëpi në të cilën njerëzit jetojnë aktivisht nuk është djegur”, theksoi Angellov, duke shtuar se dhjetëra banorë të fshatit janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Megjithatë, siç theksoi ai, ekziston mundësia që të jetë djegur edhe një shtëpi që pronarët e kanë përdorur si shtëpi pushimi ose për qëndrim të përkohshëm.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e Alfabetit, të

November 22, 2026
Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e Alfabetit: “Gjuha

November 22, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për çështjet kombëtare,

November 22, 2026
Kosovë

Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt:

November 22, 2026
Maqedoni

“One Stop Shop” në Qafë-Thanë, Mendi Qyra me mesazh (VIDEO)

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5234
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.