Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Zjarri në “Pulse”, LSDM: Biznesmeni i afërt me Mickoskin siguroi fishekzjarret
Maqedoni

Zjarri në “Pulse”, LSDM: Biznesmeni i afërt me Mickoskin siguroi fishekzjarret

June 6, 2025

AA

Nënkryetari i LSDM-së Metodija Ilievski sot ka akuzuar se mjetet piroteknike, të cilat kanë shkaktuar zjarrin në diskotekën “Pulse”, në Koçan janë marrë nga një kompani, pronari i të cilës sipas tyre është shumë i afërt me kryeministrin Hristijan Mickoski. Ai pyet se pse në asnjë moment Kocevski, Toshkovski dhe Mickoski nuk guxuan ta komentin burimin e mjeteve piroteknike.

METODIJA ILIEVSKI, NËNKRYETAR I LSDM-SË

“Pse në asnjë moment prokurori Kocevski, ministri I punëve të brendshme Panqe Toshkovski dhe kryeministri Hristijan Mickoski nuk guxuan ta komentin burimin e mjeteve piroteknike, të cilat e kanë shkaktuar zjarrin në diskotekën “Pulse”, në Koçan, i cili morri 62 jetë të reja ndërkaq të lënduar ishin 200 njerëz të rinjë. Pse hulumtimi deri tani nuk erdhi në njohuri se nga vijnë mjetet piroteknike në klub. Pse MPB deri tani nuk hulumton se kush ilegalisht në Maqedoni kontrabandon mjete piroteknike dhe se si kësi mjete kanë përfunduar në diskotekën Pulse atë natë të kobshme”.

Ilieski më tej thotë se nëse zbulohet burimi i mjeteve piroteknike, hetimi do të arrijë perimetrin më të afërt të njerëzve përreth kryeministrit.

METODIJA ILIEVSKI, NËNKRYETAR I LSDM-SË

“LSDM pyet se a ka ndonjë raport në prokurori se mjetet piroteknike në diskotekën “Pulse” janë të kompanisë së afërt me Mickoskin, pse deri më tani prokurora nuk ka vepruar lidhur me këtë njoftim, a e ka evidentuar këtë prokuroria. Pronari dhe personi përgjegjës i kompanisë është njeri I afërt I Mickoskit, nga Strumica. A ka qenë kjo kompani e angazhuar për organizimin e mitingjeve partiake të VMRO-DPMNE-së, a është kjo arsyeja për të cilën Mickoski e pengon hulumtimin e prokurorisë dhe nuk lejon që ajo të jetë në rrugë të drejtë”.

Ai thotë se LSDM nuk do të heshtë derisa te burgosen personat fajtor dhe njoftoi se në vazhdimësi do të zbulojnë edhe detaje të tjera lidhur me rastin e Koçanit.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në

November 21, 2026
Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

November 21, 2026
Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin në Prishtinë:

November 21, 2026
Kosovë

Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën

November 21, 2026
Kosovë

“Krejt punët në gjysmë po i leni”: Qytetarët ia mbushin

November 21, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5232
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15584
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Adnan Alija zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes

Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor në bastionin e Lidhjes Shqiptare, Degën e Gazi Babës ku me pjesëmarje madhështore u zgjodhën

Maqedoni

Ali Ahmeti ngre flamurin kombëtar në Zajaz

Një ditë para 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ali Ahmeti ka ngritur flamurin kombëtar në Zajaz,

Maqedoni

Kaltrina Zekolli dhe Basha u takuan me Kurtin

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.