Zyrtare, Simoni huazohet në Bundesliga 2 te Kajzerlauterni
Aventurë e re për portierin shqiptar Simon Simoni dhe përsëri në futbollin gjerman. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë ishte i huazuar në gjashtë muajt e fundit te Ingolstadt në Bundesliga 3, derisa tani do të luaj në një nivel më lartë. Simoni është huazuar në Kaiserslautern në Bundesliga 2 për 18 muajt e ardhshëm nga Aintraht Frankfurti.
“Gjithmonë e kemi theksuar se do të dëshironim të kishim një tjetër portier në skuadër për situatën konkurruese. Me Simonin kemi gjetur komplementin ideal sepse ai është një portier i ri, i talentuar dhe i aftë, i cili, pavarësisht moshës së tij të re, tashmë ka fituar shumë përvojë në një nivel të lartë”, tha drejtori menaxhues i FCK, Tomas Hengen.
“FCK është një klub i madh me tifozë të mëdhenj dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë shoh mundësi optimale këtu për të ndërmarrë hapat e ardhshëm në zhvillimin tim në një nivel të lartë. Unë do të bëj çmos për të ndihmuar ekipin”, ka thënë Simon Simoni.