Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në SPAK, pritet nga Altin Dumani dhe shefja e BKH-së
Shqipëri

Zyrtari i lartë amerikan mbërrin në SPAK, pritet nga Altin Dumani dhe shefja e BKH-së

March 19, 2024

AA

Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, diplomati i lartë Todd Robinson ka mbërritur në Shqipëri dhe paraditen e kësaj të marte është takuar me kryeprokurorin Altin Dumani. Ky i fundit ka dalë në oborrin e institucionit të akuzës që drejton dhe ka pritur e përcjell vetë Todd Robinson.

Diplomati amerikan është njëkohësisht dhe drejtues i Zyrës Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Në takimin e sotëm, siç shihet dhe nga pamjet nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Todd Robinson është takuar dhe me drejtuesen e Byrosë së Hetimit, Aida Hajnaj. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në SPAK është një mesazh i fortë mbështetje për këtë institucion, në kohën e akuzave dhe dosjeve të bujshme që po heton.

Diplomati Todd Robinson duke u larguar nga SPAK
Diplomati Todd Robinson duke u larguar nga SPAK

Departamenti Amerikan i Shtetit bëri me dije se Ndihmës Sekretari i SHBA do të qëndrojë në Shqipëri nga data 18-20 mars dhe vizitën e tij të parë ai ka zgjedhur ta zhvillojë në ambientet e SPAK, një institucion i ri i mbështetur fort nga SHBA dhe BE.

Todd Robinson do të takohet dhe me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Pas vizitës në Shqipëri, nga data 20-22 mars, Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së do të udhëtojë në Kosovë, ku do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Diplomati Todd Robinson duke u larguar nga SPAK
Diplomati Todd Robinson duke u larguar nga SPAK
Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i

November 13, 2026
Maqedoni

Shasivari para murit të Berlinit: Liria nuk është dhuratë, por

November 13, 2026
Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me

November 13, 2026
Kosovë

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, ja çfarë biseduan

November 12, 2026
Maqedoni

Bekim Sali takim me Kurtin në Dublin, çka u bisedua?

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5161
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15469
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet

Maqedoni

Shasivari para murit të Berlinit: Liria nuk është

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Berlin ka vizituar zonën pranë Murit të Berlinit,

Maqedoni

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka bërë publike listën e fundit të borxhlinjve për muajin nëntor. Në të figurojnë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.