Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Evropiani në Gjermani garanton spektakël të futbollit, por edhe shumë befasi
Sport

Evropiani në Gjermani garanton spektakël të futbollit, por edhe shumë befasi

June 14, 2024

AA

Në Munih, do të nisë Kampionati Evropian 2024, ku nikoqirët e Gjermanisë do të luajnë ndeshjen hapëse ndaj Skocisë, e vlefshme për Grupin A. Kampionati i 17-të Evropian i futbollit, i cili do të zgjasë deri më 14 korrik, do të nisë sonte me ceremoninë e hapjes dhe ndeshjen mes Gjermanisë dhe Skocisë në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut nga ora 21:00.

Në turne do të marrin pjesë 24 skuadra dhe Gjeorgjia është e vetmja kombëtare që do të debutojë për herë të parë në një Kampionat Evropian mes përzgjedhjeve më të mira evropiane. Kampionati Evropian i futbollit do të mbahet në dhjetë qytete dhe dhjetë stadiume në Gjermani. Ndeshja e parë mes Gjermanisë dhe Skocisë do të luhet më 14 qershor në Mynih, ndërsa finalja do të luhet më 14 korrik në stadiumin “Olimpik” të Berlinit.

The Euro mascot ‘Albärt’ poses for the media inside the stadium of German first division, Bundesliga, soccer team Borussia Dortmund in Dortmund, Germany, Tuesday, June 11, 2024 ahead of the Euro 2024 Group B soccer match match between Italy and Albania on Saturday, June 15. (AP Photo/Martin Meissner)

Gjithsej 51 ndeshje do të luhen në dhjetë lokacione, nëntë prej të cilave ishin tashmë në funksion në Kupën e Botës 2006. Në total priten 2.7 milionë shikues në ndeshje.

Pritet gjithashtu që zonat e tifozëve të tërheqin rreth 12 milionë vizitorë dhe fondi i çmimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit 2024 në Gjermani mbeti i njëjtë me atë të fundit – 331 milionë euro. Kombëtarja e Shqipërisë do ta nis kampanjën nesër (e shtunë) me ndeshjen ndaj Italisë, e cila pritet të zhvillohet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit me fillim nga ora 21:00.

Çdo kombëtare do të fitojë 9.25 milionë euro vetëm pas kualifikimit në Euro 2024 dhe shuma maksimale që mund të fitojë kampioni i Evropës nëse fiton të gjitha fitoret në grup është 28 milionë euro.

Sipas mendimeve të ekspertëve dhe analistëve të futbollit, Franca dhe Anglia llogariten si favoritët kryesor, pasi ekipet e tyre kombëtare kanë vlerë prej 1.23 miliardë eurosh, respektivisht 1.52 miliardë euro. Pas tyre vijnë kombëtare si Portugalia me vlerë 1.05 miliardë euro, Spanja (965 milionë euro) dhe vendin e pestë e mbajnë gjermanët (851).

Italia shihet si më pak favorit sesa këto pesë kombëtare, por vjen si kampion në fuqi i Evropës dhe do të tentojë të thotë fjalën e vetë, ashtu sikurse Spanja që ka një ekip teknikisht superior dhe me shumë talente. Surpriza të mundshme mund të jenë kombëtaret e Holandës dhe Belgjikës.

Ndryshe, Spanja dhe Gjermania janë rekordmenët me nga tre tituj evropianë, ndërsa Franca është dy herë kampione e Evropës së bashku me Italinë. Trofeu evropian u fitua edhe nga BRSS (1960), Çekosllovakia (1976), Holanda (1988), Danimarka (1992), Greqia (2004) dhe Portugalia (2016)

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Lëvizja Studentore dënon dhunën barbare ndaj babait të 8 fëmijëve!

November 29, 2026
Kosovë

E pabesueshme: Abdixhiku uron Ditën e Pavarësisë, nuk përmend fare

November 29, 2026
Kosovë

Pas reshjeve të borës, ministri Basha u bën thirrje shoferëve:

November 29, 2026
Kosovë

Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë: Liri

November 29, 2026
Kosovë

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin

November 29, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5280
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15662
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Lëvizja Studentore dënon dhunën barbare ndaj babait të

Lëvizja Studentore ka reaguar ashpër ndaj një rasti të dhunës fizike ndaj një punëtori të Higjienës Komunale në Shkup, i

Kosovë

E pabesueshme: Abdixhiku uron Ditën e Pavarësisë, nuk

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar festën e Flamurit, por nuk përmend dy ngjarje të rëndësishme që lidhen me

Kosovë

Pas reshjeve të borës, ministri Basha u bën

Pas reshjeve të borës ditën e djeshme, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ekipet

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.