Belingam: Nuk kisha energji për 30 minuta lojë, Oli na shpëtoi
Xhude Belingam, mesfushori i Anglisë dhe Real Madrid, foli për “ITVSport” për fitoren që kombëtarja e vendit të tij arriti ndaj Holandës me shifrat 2-1 në Euro 2024. Një fitore që erdhi për “tre luanët” në minutën e 90-të, falë një goli të Oli Uatkins.
“Oli hyri, shënoi dhe ne fituam. Ne i jemi vërtet mirënjohës sepse nuk e di nëse kisha edhe gjysmë ore energji për të luajtur. Jam shumë i lumtur për të. Ai hyri dhe unë shfrytëzoi mundësinë e tij. Nuk mund të isha më shumë krenar për këtë gjë, i gjithë ekipi është entuziast për të”, tha Belingam.
Mesfushori kujton golin që ai realizoi në minutën e 94-t ndaj Sllovakisë, që çoi ndeshjen në lkohën shtesë 10 ditë më parë.
“Uatkins është një hero dhe na shpëtoi. Në këto ndeshje ne jemi bashkë si asnjë ekip tjetër. E bëmë edhe një herë. Këto momente janë të mahnitshme. Na bashkojnë si ekip dhe si familje”.
Duke folur për finalen e së dielë sndaj Spanjës, Bellingham theksoi se është koha për unitet.
“Tani bëhet fjalë për sjelljen e gjithë kësaj në finale. Spanja ishte fantastike. Ata ishin vërtet të mirë, por është një ndeshje unike dhe gjithçka mund të ndodhë. Jam i sigurt që do t’i shikojmë dhe do të bëjmë analizën e duhur. Do të jetë interesante të merresh me ta,” tha mes tjerash Belingam.