Faton Hajrizi buzëqeshi, qëlloi, iku arave me misër – Çka ndodhi saktë natën dramatike?
Faton Hajrizi, i cili dyshohet për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij, vazhdon të jetë në arrati. Mediat serbe, të afërta me pushtetin, raportojnë se menjëherë pas rastit, se ai është arratisur për në Bosnjë e Hercegovinë, pasi ka kaluar lumin Drina.
Asistent Drejtori i Policisë së Serbisë, Dragan Vajisleviq, pas vizitës së tij në spital ku po qëndronte i shtrirë polici serb që është plagosur, ka treguar versionin e policit të plagosur.
Sipas tij policët gjatë kontrollit kanë vërejtur një veturë me targa turke që për ta ishte e dyshimtë.
“Kanë parë një ‘Mercedes” me targa turke teksa e përmendte se ai kishte arritur të ikë në një fushë me misër.