Zbulohet i dashuri 37 vjet më i ri i Madonës
AA
Madonna nuk i fsheh lidhjet e saj nga publiku. Kështu, paraqitja e fundit që ajo bëri në Itali zbuloi lidhjen e saj të re me 28-vjeçarin Akeem Morris.
Sipas një raportimi të Daily Mail, ylli i popit u pa duke shijuar pushimet në Portofino duke mbajtur për dore të dashurin model xhamajkan 37 vjet më të ri. Të dy u bashkuan në vitin 2022 për një xhirim për revistën Paper.
Të njëjtat raportime thonë se çifti udhëtoi për në Itali përpara ditëlindjes së 66-të të Madonës më 16 gusht. Duket se ky është i riu, me të cilin është fotografuar një javë më parë e zhveshur në shtrat dhe foton e ka postuar në Instagram.
Akeem Morris ka lindur në Xhamajka më 2 maj 1996. Aktualisht jeton në Nju-Jork. Sipas profilit të tij në LinkedIn, ai u diplomua në Universitetin Stony Brook me një diplomë bachelor në shkencat politike.

Mes lotësh, polici i Kosovës kryen detyrën e
Policia holandeze në Hagë u pa duke arrestuar protestues shqiptarë në Hagë ku u dha aktgjykimi dënues ndaj ish-krerëve të
Haga burgosi presidentin themelues të Kosovës. Trump mund
Shkruan: James Frinzi Të mërkurën, një gjykatë që Kosova nuk e ka dashur kurrë e dënoi Hashim Thaçin me 25
Kurti reagon pas dënimit të krerëve të UÇK:
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi,