Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Liga e Kampionëve, në duart e një softueri kompjuterik
Sport

Liga e Kampionëve, në duart e një softueri kompjuterik

August 15, 2024

AA

UEFA vazhdon të përgatisë skenën e asaj që do të jetë Liga e re e Kampionëve, bazuar, siç thonë ata, në meritat sportive. 36 ekipe, 8 kundërshtarë, 4 ndeshje jashtë dhe po aq në shtëpi. Liga Europa dhe Liga e Konferencës do të kenë 32 ekipe dhe do të luajnë kundër 6 rivalëve, jo 8. Çdo gol, çdo pozicion në tabelë ka rëndësi, gjë që garanton ndeshje elitare që në fillim.

Në shortin e Monakos më 29 gusht, skuadrat do të organizohen në 4 vazo. Ndryshe nga ajo që ndodhte në shortet e mëparshme, zhurma nuk ka rëndësi. Sigurisht që fituesi I Ligws sw Kampionwve do të jetë gjithmonë në vendin e parë. Pjesa tjetër do të jetë e rastësishme dhe gjithçka do të udhëhiqet nga një softuer (program kompjuterik).

Çdo ekip do të duhet të përballet me dy ekipe nga çdo vazo. Askush nuk do të përballet me një ekip nga vendi i vet, as më shumë se dy ekipe nga një ligë tjetër. Një ekip nga vazo 1, për shembull, përballet me 2 ekipe nga vazo 2 dhe 2 ekipe nga vazo 3 dhe me të njëjtin numër nga vazo 4.

Në këtë format të ri të garës, ata që do të përfundojnë nga vendi 1 dhe 8 do të shkojnë direkt në 1/8 finale. Ata që përfundojnë nga vendi i 9-të deri tek i 24-ti do të garojnë në një “play-off” vajtje-ardhje për të avancuar më tej. Ata renditen midis vendeve 25 dhe 36 do të eliminohen.

Klubet do të klasifikohen në 4 grupe në koeficientit të tyre individual. Secila skuadër do të përballet me dy skuadra nga secili grup, një jashtë dhe një në shtëpi. Softueri për shortin pretendohet se është i përgatitur për të zmbrapsur çdo sulm kibernetik, që mund të ndërhyjë në proces. Një softuer tjetër do të bëjë ndërtimin e kalendarit.

Në çdo fazë të shortit, përpara se të shfaqet një grup kundërshtarësh për një ekip të tërhequr, kryhet një kontroll automatik përmes softuerit me dy sisteme të tjera të jashtme të pavarura (të quajtura “verifikues”), të cilët verifikojnë që kundërshtarët e përzgjedhur përputhen me rregullat dhe se shorti mbetet i realizueshëm deri në fund. Ky proces është plotësisht i automatizuar nga sistemet dhe zgjat më pak se një sekondë”.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të

November 19, 2026

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje

November 19, 2026

Kosovë

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk

November 19, 2026
Maqedoni

Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të ndryshojnë vendbanimin

November 18, 2026
Botë

Vizita e ish-aktores së filmave për të rritur në Xhaminë

November 18, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5208
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15548
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, duke thënë se ende nuk

Kosovë

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina

Deputeti i PDK-së Rrahman Rama, ka zbuluar prapaskena nga takimet me Kurtin për zgjedhjen e emrit të presidentit, ai ka

Maqedoni

Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri, në emisionin “IMPAKT”, në TV SHENJA ka bërë thirrje që qytetarët shqiptarë që

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.