Policia gjen drogë brenda gomës së veturës, arrestohen dy shtetas nga Shqipëria
Sot (06.01.2023) nga zyrtarët policor janë privuar nga liria A.N.(64) dhe F.T.(56), të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Gjegjësisht, organet kompetente në pikëpagesën Tetovë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve tip “Mercedes” me targa kombëtare shqiptare, i drejtuar nga A.N., në të cilin pasagjer ishte F.T.. Për shkak të dyshimit se me veturë po transportohej drogë, në koordinim me ekipin mobil të Drejtorisë doganore, është bërë kontrolli i automjetit, gjatë të cilit është përdorur edhe një qen doganor.
Gjatë kontrollit, në bagazhin e automjetit në një gomë rezervë u gjetën tre pako me marijuanë, në masën rreth tre kilogramë me vlerë totale 10 mijë euro.
Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe nga SPB Tetovë, pas kompletimit të të gjithë dokumentacionit do të dorëzohet kallëzim penal.